U tha se janë në një romancë, Adele flet për herë të parë për lidhjen e saj me reperin

U tha se janë në një romancë, Adele flet për herë të parë për lidhjen e saj me reperin

20:17, 28/10/2020

Prej kohësh, këngëtarja e njohur Adele përflitet për një lidhje dashurie me reperin britanik Skepta-n. Burime për The Sun bëjnë me dije se Adele dhe reperi janë prej kohësh bashkë dhe marrëdhënia e tyre është serioze dhe më shëndetshme se kurrë.

Miq për vite me radhë, Adele dhe Skepta kanë një lidhje të thellë mbi muzikën, lagjen e tyre të përbashkët të shtëpive të Tottenham, Londër, dhe të qenit prindër të fëmijëve të vegjël, sipas burimeve.

"Adele dhe Skepta kanë qenë aty për njëri tjetrin shumë përpara se të ndaheshin nga lidhjes që kishin. Ka një lloj energjie të veçantë mes tyre, që vështirë të shpjegohet. Madje, disa nga miqtë e përbashkët e dinin se një ditë ata mund të ishin çift i lezetshëm."- janë shprehur po të njëjtat burime.

Por, pak minuta më parë Adele ka mohuar lidhjen me reperin, duke u shprehur se është ende beqare.

“Kalova kohën më të mirë në Saturday Night Live. Falenderime kastit, ekipit, e producentëve më të mrekullueshëm. Lorne faleminderit që besove në mua! Fat i mirë me zgjedhjet, Amerika të dua shumë. Kujdesuni për njëri-tjetrin dhe vazhdoni para. Gezuar Hallouinin! Po kthehem në shpellën time tani për të qenë zonja (beqare) mace që jam! Paqja deri në vitin e ardhshëm.“

Kujtojmë se Adele i dha fund marrëdhënies me ish-bashkëshortin Simon Konecki pas 5 vitesh lidhje dhe 3 vitesh martesë. /K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco