Kënga hit e Whitney Houston arrin 1 miliardë shikime në Youtube

Kënga hit e Whitney Houston arrin 1 miliardë shikime në Youtube

19:32, 27/10/2020

Kënga e paharrueshme “I Will Always Love You” me të cilën Whitney Houston fitoi çmimin Grammy, ka kaluar 14 javë në vend të parë të klasifikimit “Billboard Hot 100” dhe është një prej singëllave më të shitur të të gjithë kohërave.

Kjo është një nga këngët e shndërruara në një sukses që nuk njeh kohë dhe që është bërë pjesë e historisë së muzikës.

Dhe tani, “I Will Always Love You” ka thyer një tjetër rekord: ka arritur 1 miliardë shikime në Youtube.

E falë kësaj shifre ajo renditet tani në vendin e katërt në klasifikimin e këngëve të viteve 90 në platformën e videove.

E shkruar dhe regjistruar nga Dolly Parton në 1973, kënga u regjistrua dhe u publikua nga Houston në 1992.

Me këtë interpretim, diva e muzikës botërore ka arritur majat e klasifikimeve falë edhe daljes në kinema të “The Bodyguard”, kolonë zanore e të cilit ishte kjo këngë.

“I Will Always Love You”, renditet kështu pas tre këngëve të tjera të viteve 90 që kanë kapërcyer shifrën e 1 miliardë shikimeve në YouTube; november rain e Guns N ‘Roses, me 1.45 miliardë shikime, “Smells Like Teen Spirit”, e Nirvanas me 1.14 miliardë shikime dhe Zombie e Cranberries, 1.05 miliardë shikime./K.H/ Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco