Aurela Gaçe tregon ndryshimin e pozave nga vitet '80 deri në vitin 2020

Aurela Gaçe tregon ndryshimin e pozave nga vitet '80 deri në vitin 2020

09:53, 26/10/2020

Këngëtarja Aurela Gaçe, njihet si një ndër femrat më energjike të skenës shqiptare dhe këtë na e ka treguar gjithmonë me perfomancat e saj.

Por përveç energjisë, Aurela është shquar gjithmonë për humorin e saj të hollë.

Së fundmi, me anë të një fotoje në llogarinë e saj në Instagram, Aurela i bëri të gjithë për të qeshur.

Në një foto, ku këngëtarja ka kapur me gishta gjethen e pemës dhe ndërkohë pozon e lumtur pranë saj, shkruan:

“Përpara jush, pozat e viteve 80-90.

Foto nr 1-
Dora prek lehtaz gjethen
Foto nr 2-
Dora kërkon të prekë pemën. Me raste edhe mbeshtetesh në të !
Këmbët ngjitur? sigurisht !
Shikimin drejt aparatit. Buzëqeshje e lehtë, paksa e lumtur ne dukje .
Eh thuaj. Doja të bëja edhe ndonje te vitit 2020. S’më dilte për qamet.
Desh u thyeva në mes.
Shumë punë o te keqen.
Vithet duhet shohin jugun, shpatullat ne verilindje më duket.
Beli rrotullohet. Duart e këmbët akoma se di si mbahen.
Shikimi i përhumbur drejt hapësirës,
Pozicioni i aparat-mbajtesit duhet nga poshtë lart( për punë gjatesie dmth) .
Ehuhaaaaa. Shumë punë për mua.
Më mirë qëndroj tek prekja e lehte e gjethes”, ka shkruar Aurela krah postimit ku ka përshkruar se si bëheshin fotografitë në vitet 80-90 dhe se si kanë evoluar deri në vitin 2020 proçesi i fotografimit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Përpara jush, pozat e viteve 80-90????. Foto nr 1- Dora prek lehtaz gjethen Foto nr 2- Dora kërkon të prekë pemën. Me raste edhe mbeshtetesh në të ! Këmbët ngjitur???? sigurisht ! Shikimin drejt aparatit. Buzëqeshje e lehtë, paksa e lumtur ne dukje . Eh thuaj. Doja të bëja edhe ndonje te vitit 2020. S'më dilte për qamet. Desh u thyeva në mes. Shumë punë o te keqen. Vithet duhet shohin jugun, shpatullat ne verilindje më duket. Beli rrotullohet. Duart e këmbët akoma se di si mbahen. Shikimi i përhumbur drejt hapësirës, Pozicioni i aparat-mbajtesit duhet nga poshtë lart( për punë gjatesie dmth) . Ehuhaaaaa. Shumë punë për mua. Më mirë qëndroj tek prekja e lehte e gjethes????????????????

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco