Dojna Mema thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për largimin nga Top Channel

Dojna Mema thyen heshtjen dhe flet për herë të parë për largimin nga Top Channel

09:13, 26/10/2020

Vetë moderatorja e njohur, Dojna Mema, para disa muajsh, bëri të ditur faktin se nuk do të ishte më pjesë e Top Channel.

Por, Dojna u  tregua e rezervuar përsa ju përket detjeve të tjera mbi largimin.

Mirëpo, e ftuar mbrëm në emisionin ‘Why Not’, Dojna foli për shumë tema, dhe një nga të cilat ishte pikërisht largimi i saj nga Top Media.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme.

Unë kam bërë media vetëm në Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja.

Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri”, u shpreh Dojna.

Kujtojmë që moderatorja, së fundmi është përfolur në mediat rozë në lidhje me një marrëdhënie të mundshme mes saj dhe këngëtarit Vlashent Sata.

Dhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar nga dyshja, detajet tregojnë që Dojna dhe Vlashent, janë në një lidhje prej vitesh.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco