Gigi Hadid fton të gjithë amerikanët të votojnë

Gigi Hadid fton të gjithë amerikanët të votojnë

08:57, 26/10/2020

Modelja amerikane Gigi Hadid dhe ish këngëtari i One Direction, Zayn Mali  kanë mirëpritur rreth një muaj më parë, një vajzë në familjen e tyre.

Dhe pse ato akoma nuk kanë publikuar foto portret të vogëlushes, madje nuk dihet as emri i saj, çifit herë pas here ka qenë aktiv në rrjetet sociale.

Së fundmi, Gigi Hadid, me anë të një fotoje në llogarinë e saj në Instagram,  inkurajoi fansat të votojnë, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Veshur më një palë pantallona të verdhë dhe një bluzë të zezë ku lexonte ‘Vote’, modelja ju bëri thirrje të gjithë shtetasve të votojnë.

Gigi u kërkoi fansave ‘të votojnë sikur lëkura juaj nuk është e bardhë, prindërit tuaj kanë nevojë për kujdes mjekësor, bashkëshorti juaj është një emigrant”, duke sjellë në vëmendje diskriminimin dhe shëndetin e njerëzve.

“Unë votova javën e kaluar së bashku me vajzën time përkrah, për një Amerikë që dua të shohë, por jo vetëm për ne, për kolegët amerikanë që janë më pak të privilegjuar”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë që dha këtë mesazh, modelja tërhoqi vëmendjen me fomat perfekte vetëm një muaj pas lindjes.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco