Fjolla Morina del nga izolimi dhe filmohet në momente private me biznesmenin

Fjolla Morina del nga izolimi dhe filmohet në momente private me biznesmenin

07:43, 26/10/2020

Pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla.

Dyshja janë në prag të martesës dhe Fjolla ka treguar se dashuria e tyre ka triumfuar mbi gjithçka.

Mbrëmjen e djeshme, Fjolla ka ndarë në Instastory një foto dhe video krah partnerit, duke treguar se arresti shtëpiak ka marrë fund.

Dyshja shihen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit gjatë një darke.

Në videon e lartpërmendur, Syla i dhuron një të puthur partneres.

Kujtojmë se Fjolla ishte nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", pasi u kap me armë disa ditë më parë, së bashku me partnerin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco