Si asnjëherë më parë, Georgina Rodriguez si guzhiniere

Si asnjëherë më parë, Georgina Rodriguez si guzhiniere

07:20, 26/10/2020

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka treguar se di edhe të gatuajë. Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

Në foton e postuar, Georgina shihet duke gatuar dhe atë po e shoqëron vajza e vogël, e cila si duket po merr mësime kuzhine.
Georgina është me origjinë nga qyteti Jaca, në verilindje të Spanjës. Ky qytet ka rreth 13.000 banorë dhe është në afërsi të kufirit me Francën, 450 kilometra larg Madridit.

Në qytetin e saj të lindjes ka punuar si kameriere para se të vendosej në një familje në Bristol të Anglisë, si kujdestare fëmijësh. Ndërsa para se të njihej me Ronaldon ka punuar si shitëse në një dyqan të Guccit në Madrid.

Sot, ajo është një prej modeleve dhe grave më të pasura në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco