Dojna na tregon se i dashuri i saj është çun për shtëpi dhe krenohet me të

Dojna na tregon se i dashuri i saj është çun për shtëpi dhe krenohet me të

12:22, 22/10/2020

Moderatorja Dojna Mema para pak kohësh i ktheu të gjithë sytë e ndjekësve nga ajo, pasi ndau në llogarinë e saj në Instagram, një foto tek mbante dorën e një mashkulli.

Personi që i ka vjedhur zemrën dhe i mban dorën Dojnës është pikërisht këngëtari Vlashent Sata, për të cilin është përfolur më parë në lidhje me një romancë të mundshme mes tij dhe moderatores.

Së fundmi, moderatorja simpatike ndau disa video të gjyshërve të saj në Instastory, ku shiheshin që ndodheshin në kuzhinë, teksa gjyshja e saj ishte duke bërë byrek.

Me karizmën që e karakterizon, Dojna i ngacmoi të dy duke thënë se përse gjyshi i saj nuk bën byrek. Dhe mori nga të dy të njëjtën përgjigje “Po i dashuri yt a bën? Le të bëjë ai!”

Ky moment epik nuk u ka shpëtuar as fansave. Dojna ka realizuar një bashkëbisedim me ta në Instagram, ku padyshim nuk kishte si të mungonte pyetja ‘A e bëri byrekun i dashuri yt’.

Dhe pa koment fare, ajo ka publikuar një foto ku shihet një pjatë me byrek duke treguar se ‘PO’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco