'Ezel' bëhet baba, vjen në jetë vogëlushja Lalin

'Ezel' bëhet baba, vjen në jetë vogëlushja Lalin

09:55, 22/10/2020

Aktori i njohur si 'Ezel' për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu u bë sot baba i një vajze.

Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, i dha fund pritjes së ëmbël, duke zgjeruar familjen e tyre me një vogëlushe, emri i së cilës do të jetë Lalin. 

Mediat turke e zbuluan këtë emër disa ditë para se vogëlushja të vinte në jetë.

Pas një kërkimi në internet, rezulton se emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia.

Kuptimi i emrit Lalin do të thotë ‘e kuqe rubini’.

Pak para lindjes, sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba , Kenan ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.

 

Image

Image

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco