Maluma harron Natalia-n, fotografohet me të dashurën e re dhe...shkojnë kaq shumë

Maluma harron Natalia-n, fotografohet me të dashurën e re dhe...shkojnë kaq shumë

09:10, 22/10/2020

Këngëtari i njohur Maluma, duket se e ka harruar Natalia Barulich. Në muajin shtator Maluma postoi në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Në fotot shihet këngëtari duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze.

Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e  nisjes së një romance.

E dashura e re e Maluma është Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.

Së fundmi, ai është fotografuar në Los Angeles me të dashurën e tij, ku shihen se janë veshur matchy-matchy, me bluzë me kapuçë ku shkruhet edhe “Hawai”, titulli i këngës së Malumas që bëri namin.

Maluma, e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli. Kurse Susan kishte veshur tuta gri, teksa tërhoqi vëmendje me faktin se mbante dorën në xhepin në pjesën e pasme të pantallonave të këngëtarit ndërsa shikonte telefonin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco