Vajza e Bruce Willis: Kam humbur virgjërinë me një burrë të moshuar që përfitoi

Vajza e Bruce Willis: Kam humbur virgjërinë me një burrë të moshuar që përfitoi

08:32, 20/10/2020

Rumer Willis, vajza e madhe e Demi Moore dhe Bruce Willis ka foluar së fundmi për adoleshencën e saj të vështirë si fëmijë i dy yjeve të Hollivudit.

Intervista e saj ndodhi para shpërthimit të pandemisë por do të transmetohet këto ditë.

Në klipin promo të publikuar ajo duket se flet  me emocione për ngacmimet në internet që ka marrë kur ishte 14 vjeç por edhe për humbjen e virgjërisë me një burrë të madh në moshë.

Aktorja 32-vjeçare shpjegoi se qëndrimi kritik i medias ndaj pamjes së saj kur ishte adoleshente, e bëri atë të besonte se të tjerët kishin të drejtë mbi trupin e saj.

'Arrita në pikën ku mendova se nëse dikush më donte seksualisht ose nëse ndjeja se më donte, ata kishin të drejta mbi mua, kur isha 14 vjeç. Sepse ndihesha aq e turpëruar për ato që shkruanin bloget për pamjen time, fytyrën time, saqë mendova se nëse dikush më dëshiron erotikisht, atëherë unë kam vlerë ”.
 

Gjithashtu  Willis shpjegon se si presioni që ndjeu në moshën 18 vjeç për të humbur virgjërinë e bëri që ajo të lejonte dikë të përfitonte prej saj.

'Kur humba virgjërinë në moshën 18 vjeç, më shqetësonte turpi i mos bërjes seks. Nuk u abuzova, nuk ishte përdhunim, por nuk thashë “po”. Nuk isha i ngazëllyer për atë çfarë po ndodhte, por nuk thashë jo. Unë vetëm e lashë të ndodhte . Ai ishte më i moshuar dhe përfitoi nga situata ku unë isha. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se burrat gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi. "Jo" do të thotë "jo".

Rumer Willis foli dhe për reagimet e forta të shkaktuara nga një sesion fotografik i fundit BDSM ( një iniciativë për skllavëri / disiplinë (BD), dominim / nënshtrim (DS)  sadizëm / mazokizëm (SM).

"Një pjesë e imja u ndje shumë e sigurt. E dija që do të kishte shumë komente por nuk isha aspak e përgatitur për negativitetin me të cilin do të përballesha ... ishte shumë e vështirë dhe kjo ishte ajo që më shtyu të shkruaj më shumë gjëra në postim, ndërsa fillimisht kisha ndërmend të postoja vetëm fotot. Kishte njerëz që më shkruanin se duhet të turpërohem, se ajo që bëj është e neveritshme dhe kjo skllavëri është e dëmshme për të mbijetuarit e përvojave traumatike. Nga ana tjetër, një grua më shkruajti se ajo është një e mbijetuar e një përvoje traumatike dhe kjo skllavëri e ndihmoi atë të rimarrë kontrollin e seksualitetit të saj."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco