Mamaja e Gigi Hadid ndan me ndjekësit foton e parë me mbesën

Mamaja e Gigi Hadid ndan me ndjekësit foton e parë me mbesën

11:53, 19/10/2020

Ish këngëtari i One Direction, Zayn Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid kanë mirëpritur rreth një muaj më parë, një vajzë në familjen e tyre.

Mami i supermodeles Gigi Hadid, Yolanda Hadid, ka ndarë një foto të rrallë të mbesës së saj të porsalindur.

Ish-modelja publikoi një foto të ëmbël teksa duart e mbesës mbanin gishtat e saj.

“Zemra ime është mbushur me aq shumë dashuri dhe gëzim për këtë vajzë të vogël ajo është një engjëll i dërguar për ne nga lart,”- shkroi ajo krahas imazhit.

Ndërsa falënderoi Gigi Hadid dhe këngëtarin, Zayn Malik që e bënë gjyshe.

“Faleminderit Mami dhe Babi që më bëtë gjyshe, e dua çdo minutë të saj,”- shtoi Yolanda Hadid.

Ndërsa Gigi, duket se ka vendosur të tregohet shumë e rezervuar pasi akoma nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë detaj të lindjes, madje as se si e kanë quajtur vogëlushen e tyre.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco