Aktorja i jep fund beqarisë/ Martohet në një ceremoni mahnitëse në natyrë

Aktorja i jep fund beqarisë/ Martohet në një ceremoni mahnitëse në natyrë

11:32, 19/10/2020

Roxy Sowlaty i ka dhënën fund beqarisë.

Ylli i “Rich Kids Of Beverly Hills” është martuar me të dashurinë e saj, Nicolas Bijan Pakzad, në një ceremoni mahnitëse në natyrë, të shtunën.

“Më në fund dhe zyrtarisht, zonja Bijan. Do të të dua gjithmonë”, shkruajti aktorja në fotot e shpërndara në Instagram.

Ajo zgjodhi dy fustane. I pari ishte prej mëndafshi, që vinte i ngushtë në pjesën e belit dhe i gjerë në pjesën e poshtme.

Ndërsa fustani i dytë, kishte më shumë detaje, por shumë më ndryshe nga i pari, me dekolte të hapur dhe elegant.

Ndërsa bashkëshorti i saj, kishte veshur kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe me papjon. /K.H/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco