Eurovision 2020 nuk pati garë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Këtë vit u shndërrua në “Europe Shine A Light” ku secili shtet dërgoi klipet e këngëve dhe vendi ynë u përfaqësua nga Arilena Ara me këngën “Falling from the sky”.
Mirëpo, kompeticioni duket se do të jetë me mungesa edhe në 2021.
Pas Bosnjës dhe Hercegovinës, Andorës, Sllovakisë, Monakos e Luksmeburgut, Mali i Zi ka vendosur të tërhiqet.
Kështu ka treguar EscToday duke mos dhënë sqarime.
© SYRI.net