‘Memo’  tenton të flasë shqip dhe tregon se ka dëshirë të vizitojë Shqipërinë

‘Memo’ tenton të flasë shqip dhe tregon se ka dëshirë të vizitojë Shqipërinë

14:26, 18/10/2020

Një ndër filmat më të dashur gjatë karantinës, ishte padyshim “Mrekullia në qelinë e 7-të”.

Të shumtë ishin ata që e panë këtë film, duke e kthyer në pak kohë në një nga filmat më të komentuar në rrjetet sociale.

'Memo', aktori kryesor i këtij filmi, Aras Bulut Iynemli, ishte  i ftuar në emisionin  “Qejfi ma i madh se Stambolli”, në Klan Kosova.

Gjatë intervistës me moderatoren Linda Imami, aktori rrëfeu si e nisi aktrimin, si e kalon ditën dhe për suksesin e filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Ndërkohë që moderatorja i tregoi se seriali 'Koha kalon' ende transmetohet në Shqipëri, aktori me pak vështirësi u përpoq të thoshte titullin në shqip.

Gjithashtu, aktori u shpreh se një ditë dëshiron që ta vizitojë Shqipërinë.

Kujtojmë se “Mrekullia në qelinë e 7-të” është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”. 

Aras mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.

Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco