Këngëtarja shqiptare tregon se Genc Prelvukaj e hoqi nga Instagrami  sapo u lidh me Eni Koçin

Këngëtarja shqiptare tregon se Genc Prelvukaj e hoqi nga Instagrami sapo u lidh me Eni Koçin

14:10, 18/10/2020

E ftuar në në emisionin “Glamour Zone” këngëtarja Tringa foli në lidhje me shumë tema në jetën e saj, si ato personale dhe profesionale.
Kohë më parë, këngëtarja menaxhohej nga këngëtari Genc Prelvukaj.
E pyetur si i ka tashmë marrëdhëniet me të, Tringa la të kuptohet se ka një hatërmbetje ndaj Gencit.
Kjo pasi megjithëse prej kohësh ruanin raporte shoqërore, ai e kishte hequr nga Instagram-i kur ishte lidhur me Eni Koçin.
“Ma ka hequr nga Instagram, e kuptoj se tani është lidhur me Enin. Por ne kemi qenë shokë dhe kemi punuar bashkë. Po nejse është jeta e secilit dhe unë ndoshta ja heq kur të gjej burrë”, u shpreh Tringa

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco