Kush po ia bën më të lehtë dënimin Fjolla Morinës? Zbulohet romanca me reperin e njohur

Kush po ia bën më të lehtë dënimin Fjolla Morinës? Zbulohet romanca me reperin e njohur

13:01, 18/10/2020

Prej kohësh Fjolla Morina, po jeton në qytetin e Kukësit ku po vuan dhe masën ‘arrest shtëpie’.

Me sa duket, Fjolla po e kalon këtë periudhë të vështirë, pasi tashmë ju është kthyer postimeve në Instagram.

Së fundmi këngëtarja po përflitet për një histori dashurie dhe po komentohet në lidhje me biznesmenin Fisnik Syla.

Para dy ditësh, ajo publikoi në “InstaStory” një video ku shfaqej duke u përqafuar një mashkull, të cili i mbulonte fytyrën, por i zbuloi emrin.

Bëhet fjalë për këngëtarin e ri nga Kumanova, 22- vjeçarin Bardhyl Idrizi, një nga reperët e rinj të Kosovës që po përpiqet të hyjë në tregun e muzikës.

Fjolla, edhe pse në arrest shtëpie, ndihet e lumtur që partneri i ri i qëndron pranë në këto ditë të vështira.

Ajo shfaqet në krahët e tij, teksa e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Zemra ime!”.

Po kush është Bardhyl apo Bardhi Zaimi, djali i hiphop-it që shfaqet në intimitet me Fjollën, në kushtet që ajo është në arrest shtëpie?

Ai është një artist i ri që para dy vitesh publikoi videoklipin “SMK”, e një vit më vonë “Galileo” e “Familia“.

Në maj 2019, Bardhi publikoi mixtape-n e parë me 11 këngë, që vendosi ta titullojë “21” për disa arsye, siç ishin mosha e tij, dhe se me publikimin e tij, i bëheshin gjithsej 21 këngë të publikuara.

Ndërkohë në dy vite që ai është pjesë e tregut muzikor, kjo është hera e parë që përflitet për një lidhje intime me Fjolla Morinën.

Ndërkohë, këngëtarja është dënuar me vendimin “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco