Instagram po heton influencuesit që nuk deklarojnë të ardhurat , Rita Ora në listë

Instagram po heton influencuesit që nuk deklarojnë të ardhurat , Rita Ora në listë

08:56, 18/10/2020

Rrjeti social Instagram,  pas një hetimi nga mbikqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar, është angazhuar që të luftojë akoma më shumë shfaqjen e reklamave të fshehura në platformë.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka hetuar aplikacionin në pronësi të Facebook për shqetësimet se shumë ndikues të rrjeteve sociale po promovojnë biznese ose shërbime pa bërë të qartë faktin se këto postime janë të sponzorizuara dhe rrjedhimisht ka të ardhurat nga këto, duke mos deklaruar marrëveshjet, shkruan DailyMail.

Edhe më parë, Instagram është akuzuar se nuk ka bërë mjaftueshëm punë për të mbikëqyrur blogerët, të cilët nuk deklarojnë saktë reklamat e paguara, e cila është e paligjshme, sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorit në Mbretërinë e Bashkuar.

Image

Duket se mos-deklarimini i parteritet reklamues, ka përfshirë edhe këngëtaren shqiptare me famë botërore , Rita Ora.

Këngëtarja prej kohësh, përveç muzikës ushtron edhe profesionin si influencuese e rrjeteve sociale, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga bizneset me të cilat ajo ka partneritet. 

Image

Image

Instagram, ka rënë dakord të prezantojë një kërkesë të re e cila do të shfaqet para se përdoruesit të postojnë, duke u kërkuar atyre të konfirmojnë nëse janë paguar në ndonjë mënyrë për të promovuar një produkt ose shërbim.

Etiketa ‘partneritet i paguar’ do të shtrihet gjithashtu për të gjithë përdoruesit, duke u mundësuar njerëzve që të tregojnë kur ata janë paguar në ndonjë formë, për të promovuar një produkt në platformë.

CMA tha se Instagram ka rënë dakord gjithashtu se do të fillojë të përdorë teknologjinë dhe algoritmet e saj, për të zbuluar postimet ku reklamat mund të mos jenë deklaruar siç duhet ose qartë, dhe t’i raportojë ata përdorues tek bizneset që promovohen.

CMA u shpreh se pret që bizneset të bëjnë pjesën e tyre, për të qenë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe të marrin masa kur është e përshtatshme, duke përfshirë edhe kërkimin nga Instagram për të hequr postimet nëse është e nevojshme.

Shefi ekzekutiv i CMA, Andrea Coscelli tha: ‘Për shumë kohë, platformat kryesore nuk kanë marrë përgjegjësi për reklamat e fshehura në faqen e tyre’.

Ndërsa, një zëdhënës i kompanisë së Facebook u shpreh: “Ne jemi të kënaqur që po punojmë me CMA në përpjekjet tona të vazhdueshme për t’i ndihmuar njerëzit të jenë transparent kur paguhen për të postuar përmbajtje marketingu në Instagram”.

Sot Instagram ngelet një nga rrjetet sociale më të përdorura,  numëron mbi 1 miliard e 500 mijë përdorues.

Në ditë përdoren mbi 10 milionë e 700 mijë hashtags.

Rreth 71% të përdoruesve janë mbi 35-vjec.

Koha mesatatare që një person kalon në Instagram çdo ditë është 53 minuta.

5.71% e llogarive janë profile biznesi

500 milionë përdorues postojnë në Story ëdo ditë.

Instagrami ndihmon 80% të përdoruesve që të vendosin nëse duan të blejnë apo jo një produkt.

 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco