Bebe Rexha ‘guxon’ prap me flokët dhe duket kaq bukur

Bebe Rexha ‘guxon’ prap me flokët dhe duket kaq bukur

08:35, 18/10/2020

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, duket se është shumë e guximshme kur bëhet fjalë për të eksperimentuar në look.

Ajo aktualisht vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit “Baby, I’m Jealous”, e cila tashmë ka tejkaluar 16 milionë klikime në Youtube, në shumë pak ditë pas publikimit.

Këtë herë, këngëtarja tërhoqi vëmendjen më ndryshimin drastik që bëri me flokët, duke përdorur dy ngjyra tepër të ndezura.

Në postimin e fundit në InstaStory, këngëtarja u shfaq me flokë të lyera me ngjyrë të verdhë në pjesën e përparme, duke ndryshuar kështu tërësisht pamjen e saj.

Së fundmi, Bebe po meret me xhirimin e klipeve të fundit nga albumi që pritet të hedhë në treg shumë shpejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco