Dj Regard i nominuar për çmimin e madh në Spanjë

Dj Regard i nominuar për çmimin e madh në Spanjë

08:37, 16/10/2020

Dj Regard nga Ferizaj, duket se nuk njeh limite kur bëhet fjala për suksese.

Së fundmi, ai mori një vlerësim nga Spanja, ku Regard konkuronte në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Los40”.

Në këtë spektakël, i riu nga Ferizaj u nominua për titullin “Best Dance Artist or Producer”.

Në këtë listë nuk është Regard i vetmi shqiptar i nominuar, pasi shoqërohet nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Artisti nga Kosova një vit më parë ka arritur të hyjë në TOP Listat botërore me ‘Remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco