Mori titullin princeshë/ Vajza jashtë martese e ish-mbretit të Belgjikës, takohet me vëllain

Mori titullin princeshë/ Vajza jashtë martese e ish-mbretit të Belgjikës, takohet me vëllain

22:12, 15/10/2020

Princesha e Belgjikës, Delphine më në fund ka takuar gjysmë vëllain e saj, Mbretin Philippe, për të parën herë, pasi fitoi betejën ligjore që i dha të drejtën e përdorimit të titullit mbretëror.

Ata patën një takim të ngrohtë të premten e kaluar – thuhej në llogarinë e familjes mbretërore në Facebook.

Princesha, 52 vjeç, ka kaluar vite duke luftuar që të njihej si fëmijë e ish mbretit albert.

Mbreti Albert pranoi se ai ishte babai i Delphine Bowl në janar të këtij viti, pasi kishte luftuar me pretendimin e saj për të marrë atësinë për rreth një dekadë.

Ai pranoi të kryente testin e ADN, duke e pranuar si vajzën e tij. 

Në një mesazh të mbretit Philippe dhe princeshës Delphine, të enjten, thuhej se ata ishin takuar për të parën herë në kështjellën Laken, një javë më parë.

“Kjo bisedë e gjatë na dha mundësinë të njohim njëri tjetrin. Ne folëm për jetët tona dhe interesat e përbashkëta”, thanë ata.

Nëna e Delphine, baronesha Sybille de Selys Longchamps, ka treguar se kishte një lidhje 18-vjeçare me Albertin, para se ai të ishte mbret.

Thashethemet për një fëmijë të paligjshëm u shfaqën për herë të parë në vitin 1999 në një biografi të paautorizuar për gruan e Albert, Mbretëreshën Paola, duke shkaktuar një skandal mbretëror dhe thashetheme të vazhdueshme mediatike në Belgjikë.

Pas vdekjes së vëllait të tij të madh në 1993, Alberti papritur erdhi në fron.

Ai mbajti këtë pozicion deri në korrik të 2013-ës, kur njoftoi se për shkak të shëndetit jo të mirë dhe u zëvendësua nga djali i tij, Philippe. /K.H/Syri.net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco