‘E dashuruar...’/ Nicky Minaj zbulon për herë të parë gjininë e bebit

‘E dashuruar...’/ Nicky Minaj zbulon për herë të parë gjininë e bebit

20:54, 15/10/2020

Në fund të shtatorit, reperja e njohur Nicky Minaj u bërë nënë për herë të pare, pa e bërë të ditur gjininë e fëmijës.

Por, ditën e  sotme, vetë reperja ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë, teksa falenderon miqtë për urimet dhe dhuratat gjatë këtyre ditëve. 

"Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën!" shkruan në postimin e Instagram Nicky.

37 vjeçarja njoftoi në muajin korrik, se ishte shtazënë, duke publikuar edhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur. 

“Dashuri, Martesë. Karroca e bebit. E tejmbushur nga lumturia dhe mirënjohja. Faleminderit të gjithëve për urimet.”, shkruante Nicky në një nga fotot e publikuara me barkun e rrumbullakosur. 

Ajo dhe partneri Kenneth Petty u martuan në tetor të 2019-s. 

Kenneth është akuzuar për përdhunim të mbetur në tentativë në vitin 1995. Gjithshtu, në vitin 2002 ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe qëndroi shtatë vite në burg. / K.H/ Syri.net

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco