FOTO/ Pas ndarjes së bujshme, John Cena martohet në fshehtësi

FOTO/ Pas ndarjes së bujshme, John Cena martohet në fshehtësi

16:54, 15/10/2020

Mundësi, aktori dhe reperi i njohur, John Cena është martuar në fshehtësi të plotë me të dashurën e tij,  Shay Shariatzadeh në Tampa, Florida.

Mediat e huaja shkruajnë se çifti u lidhën në fillim të vitit 2019, pas ndarjes së bujshme të yllit të Wrestling me ish-të fejuarën, Nikki Bella në 2018-n.

John Cena dhe Shariatzadeh e bënë lidhjen e tyre serioze shumë shpejt dhe u panë në krahët e njëri-tjetrit, përgjatë gjithë vitit të kaluar.

TMZ shkruan se çifti u fejuan fshehurazi dhe më pas kërkuan një certifikatë martese në Florida në fillim të tetorit.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga TMZ, ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në 12 tetor në një ceremoni të mbajtur në Tampa.

Kjo është martesa e dytë e Cena-s, pasi ai ka qenë martuar më parë me Elizabeth Huberdeau nga 2009 në 2012.

John Cena ishte në një lidhje me Nikki Bellan për afro 6 vjet, por ata u ndanë sepse ai nuk dëshironte fëmijë në atë kohë, ndërkohë që Nikki donte të krijonte familje.

Pas ndarjes nga John Cena, ajo u lidh me Artem Chigvintsev dhe kanë një djalë së bashku.

 

 

Image

Ish-partnerja, Nikki Bella dhe John Cena
 
 
Image
John Cena dhe Shay Shariatzadeh
 
 
Image
 
 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco