Çfarë ndodh kur 3 yje bëhen bashkë? Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim trio

Çfarë ndodh kur 3 yje bëhen bashkë? Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim trio

15:51, 15/10/2020

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar se nuk di të ndalet kur vjen puna tek suksesi.

Ajo, tashmë numërohet në listën e artisteve më me influencë në të gjithë botën.

Dua Lipa, duket se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri, dhe kësaj radhe këngëtarja ka zgjedhur të jetë pjesë e një trio-je.

Miley Cyrus, po ashtu një tjetër këngëtare me famë botërore, ka bërë publik këtë lajm, ku ka thënë se në këngën e re të saj do të bashkëpunojë më Dua Lipën dhe rokerin Billy.

Miley dhe Dua gëzojnë raporte shumë të mira, dhe kjo u vërtetua kur Miley Cyrus u bë pjesë e festivalit “SunnyHill'', në Prishtinë.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco