Në ditën e tij të lindjes, Barbana Dini i prek të gjithë me fjalët për Ergi Dinin

Në ditën e tij të lindjes, Barbana Dini i prek të gjithë me fjalët për Ergi Dinin

11:54, 15/10/2020

Ergi Dini, vëllai i talentuar i këngëtares Barabana Dini, u nda nga jeta 4 vite më parë.

Sot, këngëtari do të mbushte 26 vjeç.

Motra e ti, Barbana, sot nuk e fshehu dot dhimbjen dhe shkroi disa fjalë prekëse dedikuar vëllait të tij në këtë përvjetor.

"Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.

Këngëtarja shpesh ka ndarë me ndjekësit foto dhe dedikime për vëllain, ku ka treguar se sa shumë po e vuan mungesën e tij.

Këngëtari Ergi Dini,  u nda nga jeta në moshë 22-vjeçare, në nëntor të vitit 2016, pas një aksidenti me motorr, i cili rezultoi fatal për të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco