COVID-19, ish mbreti i paparacëve në ankth për rezultatin

COVID-19, ish mbreti i paparacëve në ankth për rezultatin

11:50, 15/10/2020

Ish mbreti i paparacëve Fabrizio Corona është në ankth pasi është në pritje të përgjigjes së tamponit. 

38 vjeçari e bëri vetë të ditur me anë të një postimi në instagram ku tregoi se e kishte temperaturën 38 gradë.

Gjithashtu ai ka treguar që edhe pse është me ethe dhe temperaturë nuk e ka ndaluar stërvitjen.

' 38 ethe por stërvitem si kur kaloja momentet e vështira në burg" ka shkruar në foton e publikuar Corona.

Më pas ai ka publikuar dhe momentin kur ai i është nënshtruar tamponit duke treguar se po qëndron në ankth derisa të marrë përgjigjen.

"Ethet dhe tamponi", dëgjohet teksa Corona thotë midis një kollë dhe tjetrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco