U fol që është në një lidhje me  Selçuk Metodi por ‘Bahar’ prezanton të dashurin

U fol që është në një lidhje me Selçuk Metodi por ‘Bahar’ prezanton të dashurin

11:18, 15/10/2020

Tuvana Turkay është aktorja turke e bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Baharit’ në serialin “Diamante dhe dashuri”.

Por së fundmi aktorja është vënë në qëndër të vëmëndjes për foton e publikuar me aktorin e njohur turk Selçuk Metodi.

Aktori mjeshtër në Turqi së fundmi festoi 67 vjetorin dhe Tuvana publikoi një foto ku kishte pozuar në një përqafim sensual me aktorin.

Po ajo që tërhqoi vëmëndjen ishte dedikimi që shkroi ajo krahas fotos.

 "Duhet ta tregoj hapur se çfarë ndien zemra", por më pas e hoqi foton me pretendimeve se në mediat sociale do të krijohej ideja se po lind një dashuri.

Tuvana Turkay mori dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente për foton që ajo ndau me Selçukun dhe ndodhi ajo që pritej një pjesë e madhe aluduan se aktorja e re ishte e dashur me aktorin turk.

Por këto zëra u hodhën poshtë nga aktorja e cila së fundmi ka publikuar dhe një foto me të dashurin e saj teksa pijnë kafe në një nga lokalet e Londrës.

Aktorja shpesh herë është shprehur se ajo nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private por siç për të mbyllur 'gojët e liga' ajo na prezantoi të dashurin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco