Kim Kardashian siç nuk e keni parë kurrë/ Duke studiuar deri vonë

Kim Kardashian siç nuk e keni parë kurrë/ Duke studiuar deri vonë

10:28, 15/10/2020

Jemi mësuar që në llogarinë e Kim Kardashian në Instagram të ndeshemi me foto provokuese ku vihen në pah format e saj trupore.

Por me sa duket, këtë radhë Kim vendosi t’i habisë të gjithë.

Ajo së fundmi, ndau me ndjekësit një foto në Instagram, ku duket se po studion deri në orët e vona.

Në foto janë leksionet e Kimit dhe disa shënime të bëra nga vetë ajo, ku duket se Kim po studion deri vonë.  

Kim është e bija e një avokati dhe po studion në degën ‘Juridik’, me disa profesorë të Kalifornisë pë t'u përgatitur për provimin e Jurisprudencës, shkruan Daily Mail.

Kjo vjen pak kohë pasi u zbulua se burri i saj Kanye West, po planifikon të nxjerrë në treg veshje me mbishkrimin “God Save America”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco