Pas humbjes së fëmijës, John Legend i preku të gjithë me baladën kushtuar bashkëshortes Chrissy Teigen

Pas humbjes së fëmijës, John Legend i preku të gjithë me baladën kushtuar bashkëshortes Chrissy Teigen

09:24, 15/10/2020

John Legend dhe Chrissy Teugen zbuluan se humbën fëmijën e tyre në fund të Shtatorit

Ata prisnin fëmijën e tyre të tretë, një djalë të cilin do ta quanin Jack.

"Ne jemi të tronditur për llojin e dhimbjes që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë," ndau Teigen në një postim në Instagram, më 30 Shtator.

Para humbjes së shtatzënisë, Chrissy zbuloi se po vuante nga një  gjakderdhje masive e cila e detyroi modelen të paraqitej në spital.

Por vetëm dy javë më vonë, John Legend i preku të gjithë pasi i kushtoi performancën e tij emocionuese, në 'Billboard Music Awards'  gruas së tij Chrissy Teigen, të mërkurën në mbrëmje.

Këngëtari 41 vjeç, preku zemrat e të gjithëve gjatë interpretimit emocional të këngës së tij 'Never Break'.

Performanca e fuqishme e John, ishte po ashtu kthimi i tij i parë në skenën publike, duke marrë guximin  të kthehet në qendër të vëmendjes vetëm disa javë pasi ai dhe Chrissy, pësuan këtë humbje të madhe në jetën e tyre.

Sipas Daily Mail, gjatë performimit , të gjithë arritën të dëgjonin zërin e John-it kur ai mezi po mbante lotët, në mes të këngës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco