Këngën e radhës, Genta Ismaili do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm turk

Këngën e radhës, Genta Ismaili do ta sjellë në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm turk

15:58, 14/10/2020

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismaili prej kohësh po jeton mes Kosovës dhe Turqisë për shkak të lidhjes së saj me partnerin turk, Huseyin Usta.

Së fundmi, mediat turke raportojnë se Genta ka nisur përgatitjet për një këngë të re që do të vijë në bashkëpunim me një artist turk.

“Do jetë një befasi dhe për momentin nuk do t’ia zbuloj emrin e këngëtarit, por kënga do jetë në gjuhën turke”, ka thënë ajo.

Genta, gjithashtu shton se kënga me siguri do të pëlqehet, duke qenë se këngëtari që ajo ka zgjedhur për bashkëpunim, është shumë i famshëm në Turqi.

Momentalisht, këngëtarja është duke shijuar suksesin e projektit të ri muzikor të titulluar “Ça me bo”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

®?

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco