Infektohet me Covid prezantuesja e njohur italiane: Ndodhem në izolim, ja si e mora virusin

Infektohet me Covid prezantuesja e njohur italiane: Ndodhem në izolim, ja si e mora virusin

15:28, 14/10/2020

Prezantuesja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi infektohet me koronavirus. Alesia mbrëmjen e kaluar nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Shoë’, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.

48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.

“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mirë”-rrëfeu prezantuesja.

Tashmë prezantuesja është në izolim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco