Në përkujtim të 4 vjetorit të tij, Sara Hoxha zbulon çfarë e kishte artistin e ndjerë

Në përkujtim të 4 vjetorit të tij, Sara Hoxha zbulon çfarë e kishte artistin e ndjerë

12:12, 14/10/2020

Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit Ledri Vula, ndau ditën e djeshme një foto me njekësit, në të cilën kujtonte gjyshin e saj, në 4- vjetorin e ndarjes nga jeta.
Mirëpo me sa duket, emri i gjyshit të Sarës nuk është i padëgjuar.
Bëhet fjalë për mjeshtrin shqiptar të cirkut, Telat Agollin.
“Janë bërë 4-vite tashnë dhe unë ende nuk mund ta besoj që ti nuk je më me ne. Ti je legjenda jonë dhe do të jesh gjithmonë gjysh” , shkruan Sara krah fotos së tij, të shkrepur në kohën kur ai pununote në Cirkun Kombëtar.
Telat Agolli, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçarë në SHBA dhe ishte ndër të parët artistë akrobatë në Trupën e Estradës së Tiranës.


 
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco