Tre muaji pasi humbi jetën, John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë

Tre muaji pasi humbi jetën, John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë

11:21, 14/10/2020

Bashkëshortja e John Travoltas, Kelly Preston, u nda nga jeta vetëm 3 muaj më parë, në një betejë të humbur me kancerin e gjirit.

Dhe pse kanë kaluar 3 muaj, duket se për John dhimbja dhe mungesa vazhdojnë të jenë prezente në jetën e tij.

Ai i uroi ditëlindjen gruas së ndjerë, e cila të martën do të festonte 58- vjetorin e saj.

Ylli i Hollywood-it, 66 vjeçar, ndau një foto ku shfaqeshin mamaja e tij Helen Cecilia Burke dhe babai Salvatore Travolta në ditën e dasmës së tyre, krah për krah, me një imazh të dasmës së tij me Kelly.

Në fillimet e viteve 1989 John dhe Kelly filluan takimet, ndërsa në vitin 1991 ai i propozoi Kelly-t për martesë.

Ndërsa në Prill të vitit 1992 erdhi në jetë fëmija i tyre i parë quajtur Jett.

Por, duket se jeta kishte rezervuar surpriza jo të këndshme për çiftin, pasi në vitin 2009, Jett u nda nga jeta në moshën 16-vjeçare duke lënë një dhimbje të madhe në familje.

John dhe Helly janë gjithashtu prindër të vajzës Ella, 20 vjeçare dhe djalit Benjamin, nëntë vjeçar .

Çifti ka luajtur së bashku në “Jerry Maguire”, “Twins” dhe “For Love of the Game”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco