Britney Spears në videon që ndau me ndjekësit, tregon se as problemet familjare nuk ia prishin dot humorin

Britney Spears në videon që ndau me ndjekësit, tregon se as problemet familjare nuk ia prishin dot humorin

10:02, 14/10/2020

Emri i Britney Spears prej kohësh po bën xhiron e rrjetit për shkak të betejës ligjore që këngëtarja ka me babin e saj.

Por me sa duket, kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në humorin e këngëtares.

Të martën, ylli i muzikës pop tregoi se e ka shijuar shumë këtë verë.

“Kjo verë ka qenë shumë argëtuese për mua”, filloi Britney në fjalimin e saj para kamerës.

Ajo vazhdoi, “Kam mësuar kaq shumë, kam qeshur aq shumë, kam notuar aq shumë”.

“Por gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se jeta ka kaq shumë dhurata spontane në çdo moment. Ndonjëherë duhet të mësojmë si të ngadalësojmë dhe si t’i përqafojmë të gjithë”.

Këngëtarja përfundoi, “Sidoqoftë, shpresoj që vera juaj të ishte aq e mirë sa e imja, dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Prej kohësh, Britney qëndroi e izoluar me të dashurin e saj, Sam Asghari, më të cilin po kalon një romancë prej vitesh.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????????

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco