Vlashent Sata publikon videon duke shkëmbyer puthje me Dojnën?

Vlashent Sata publikon videon duke shkëmbyer puthje me Dojnën?

22:23, 13/10/2020

Moderatorja Dojna Mema para pak kohësh i ktheu të gjithë sytë e ndjekësve nga ajo, pasi ndau në llogarinë e saj në Instagram, një foto tek mbante dorën e një mashkulli.

Me sa duket, personi që i ka vjedhur zemrën dhe i mban dorën Dojnës është pikërisht këngëtari Vlashent Sata, për të cilin është përfolur më parë në lidhje me një romancë të mundshme mes tij dhe moderatores.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar në Instagram një video, ku shihet duke u puthur me një vajzë.

Videoja është pak sekondëshe, ku duken siluetat e Vlashentit dhe një vajze që i dhuron një puthje në buzë, na ka shtyrë edhe më shumë të shohim imtësisht imazhin.

Profili i vajzës ngjason shumë me të Dojnës, ç’ka na bën të mendojmë se Vlashenti vendosi “vulën” me këtë postim, duke konfirmuar kështu lidhjen me moderatoren.

 

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Puth

A post shared by Vlashent Sata (@vlashentsata) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco