FOTO/ Modelja me mollëzat më të mëdha në botë, dëshiron të bëj sërish ndërhyrje

FOTO/ Modelja me mollëzat më të mëdha në botë, dëshiron të bëj sërish ndërhyrje

19:24, 13/10/2020

Anastasia Pokreshchuk, është e njohur për mollëzat më të mëdha në botë.

Ajo pretendon se ato janë ende të vogla dhe shton se nuk mban mend sa operacione ka kryer.

30 vjeçarja nga Ukraina, bëri mbushjet e para të fytyrës kur ishte 26 vjeçe dhe prej atëherë, nuk i ka ndaluar injeksionet. Ajo thotë se ka shpenzuar më shumë se 3000 euro për operacionet.

“Ju mund të mendoni se ato janë shumë të mëdha, por në fakt nuk janë mjaftueshëm të mëdha, më duhet ti rifreskoj përsëri së shpejti”.

Ajo ka bërë mbushjet kozmetike në buzë, mollëza, në cepat e gojës dhe ‘botox’ në ballë, si ka ndryshuar formën e nofullës dhe mjekrës.

Pas injeksioneve në mollëza, Anastasia thotë se “ra në dashuri” me pamjen e re.

Ajo shton se ka pasur mjaft reagime negative në rrjetet sociale.

“Janë disa njerëz që më thonë se jam ‘një kurvë e shëmtuar’ dhe se ‘duhet të vras veten’, por mua vetëm më vjen për të qeshur dhe nuk e vras mendjen”.

Ajo thotë me krenari: “E adhuroj pamjen time. Më pare, isha si një patë gri, kisha hundë të madhe e buzë të vogla, por tani kanë marrë të gjitha përmasat e duhura.

E di që injeksionet mund të jenë të rrezikshme por jam duke studiuar kozmetologji në një kurs online,” tha ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco