U ndanë dy muaj pas fejese/ Max Ehrich fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi Demi Lovatos

U ndanë dy muaj pas fejese/ Max Ehrich fotografohet duke qarë në vendin ku i propozoi Demi Lovatos

11:10, 13/10/2020

Demi Lovato dhe Max Ehrich  janë përflour së shumti në media , pas ndarjes së tyre të bujshme, vetëm dy muaj pas fejese.

“Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugët e ndryshme për t’u përqëndruar në karrierën e tyre përkatëse”, tha një burim.

Pas ndarjes së çiftit Demi publikoi këngën “Still Have Me” , një këngë që shumë fansa e përkthyen si një dedikim për Ehrich.

Më vonë Ehrich i habiit të gjithë më deklaratën ku ai pretendonte se Lovato e përdori atë për qëllime marketingu.

"Unë isha i dashuruar. E gjithë bota duhet ta dijë këtë. Mendova se gjeta të duhurën. Tani zbulova se isha përdorur ”, pohoi ai.

Mirëpo, ajo çfarë ka ndodhur së fundmi i bëri dhe njëherë sytë e të gjithëve të kthehen nga dyshja.

Bëhet fjalë për disa foto që po qarkullojnë në rrjet, që u publikuan në TMZ, nga ku duket që Erich po kalon momente të vështira.

Ai është parë në plazhin në Malibu ku i propozoi Lovatos këtë verë,  i ulur në rërë dhe i emocionuar.

Të shumta ishin komentet nga ndjekësit, ku disa prej tyre e kanë parë me dyshim këtë foto, duke pretenduar se Ehrich mund ta ketë bërë këtë veprim për të rënë në sy dhe për të vjedhur përsëri vëmendjen e mediave.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco