Çudit futbollisti: Lidhja me Elisabetta Canalis ma dëmtoi karrierën, më shihnin si hamshorin e grave…

Çudit futbollisti: Lidhja me Elisabetta Canalis ma dëmtoi karrierën, më shihnin si hamshorin e grave…

09:50, 13/10/2020

Sot është 37 vjeç, luan për Catania në Serie C dhe ëndërron ta ngjisë klubin, me golat e tij, në Serie B. Në karrierën e Reginaldo, megjithatë, duhet të llogariten edhe 5 sezone në Serie A, të kaluara me fanellat e Trevisos, Fiorentinës, Parmës dhe Sienës, për një total prej 19 golash në kampionatin italian. Numra, që për mendimin e tij mund të ishin edhe më të lartë, nëse nuk do të ndikonte lidhja me Elisabetta Canalis. Vetë braziliani Reginaldo foli për këtë temë në mikrofonat e “ItaSportPress”:

“U takuam në shtëpinë e Bernardo Corradit me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo e dinte kush isha dhe unë e dija se kush ishte. Pothuajse ramë në dashuri që në atë mbrëmje. Ishte një histori e bukur dashurie, edhe pse zgjati vetëm disa muaj. Ishte Elisabetta, ajo që më la dhe nuk e kam problem ta them, sepse ishte gabimi im. Ishin shtatë muaj intensivë, që janë pjesë e jetës time, por tani jam i lumtur me gruan time, Ryana”.

Reginaldo jep argumentet e tij pse historia me bukuroshen italiane, Canalis, i ka dëmtuar karrierën: “Jam i kënaqur kur flitet për historinë time me Elisabetta, edhe pse shpesh më kujtojnë thjesht si hamshorin e saj dhe jo si një futbollist me pothuajse 500 ndeshje në Itali. Ajo histori, me një grua të famshme, më hoqi diçka, sepse shumë drejtorë sportivë më konsideronin një futbollist, që mendoja vetëm për gratë dhe jetën dëfryese.

Nuk mohoj asgjë, por vërtet besoj se historia e dashurisë me Canalis dëmtoi karrierën time, edhe nëse më vonë provova, duke shënuar gola, se nuk isha thjesht lojtar i një klubi nate. Nuk komunikoj më me Elisabetta, ajo jeton në SHBA dhe unë në Itali, por nuk e hedh poshtë atë aventurë. Kanë qenë shtatë muaj të mirë”./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco