Nga yll i pasarelave në endacake, si përfundoi në mes të rrugës modelja me një karrierë premtuese?

Nga yll i pasarelave në endacake, si përfundoi në mes të rrugës modelja me një karrierë premtuese?

20:48, 12/10/2020

Modelja braziliane, Eloisa Pinto Fontes u raportua e humbur në vitin 2019, u pa më 6 tetor, duke u endur rrugëve në Rio de Jainero.

Ajo u pa teksa endej e vetme, pa këmishë dhe pa këpucë.

Eloisa kishte një karriere premtuese në modë, por ndoshta stresi i pasarelave dhe konfliktet me burrin e saj, kolegun Andre Birleanu , ushtruan presion mbi të.

Një tjetër episod i ngjashëm, ka ndodhur edhe në fillim të 2019, kur ajo u zhduk nga shtëpia për 5 ditë dhe u gjet në një gjendje konfuze nga policia, në një lagje jo shumë larg vendbanimit të saj. 

Por, historia u harrua. Po atë periudhë, bashkëshorti i saj, i cili u akuzua për sulm nga dy gra në 2012, kërkoi ndarjen, duke marrë me vete vajzën e tyre shtatë vjeçare.

Ajo nuk kishte qenë në gjendje të punonte që nga ajo ditë. Pastaj zhdukja e dytë në fund të vitit 2019 dhe zbulimi në Brazil. Fillimisht ajo jetoi në Copacabana, duke mos kontaktuar asnjëherë me të afërmit. Modelja  do të fillonte të dilte me një burrë vendas, por historia do të zgjaste vetëm katër muaj. 

Më në fund, zbulimi në një lagje të varfër, ku ajo u pa një këmishë dhe zbathur nga një punonjës social.  26-vjeçarja kishte një çantë shpine, në të cilën kishte disa letra, kontrata me agjencitë e modës për të cilat kishte punuar. Të fundit me Escada dhe Vivienne Westwood.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco