‘Do shumë b...’/ Trejsi thumbon publikisht Noizy-n, por reperi i bën të papriturën

‘Do shumë b...’/ Trejsi thumbon publikisht Noizy-n, por reperi i bën të papriturën

18:35, 12/10/2020

Trejsi Sejdini njihet për deklaratat e drejtpërdrejta dhe nuk kursehet asnjëherë, edhe nëse këto deklarata shkaktojnë goxha debat.

E ftuar ditën e shtunë në emisionin = “Shiko kush luan”, në një nga lojërat, ajo ka nxjerrë “inatin” me Encën, me të cilën ka pasur një sherr të hershëm.

Trejsi tha se nuk do të krijojë kurrë miqësi me këngëtaren, madje e pyetur se kush meriton një shpullë nga ajo, modelja u përgjigj me emrin e Encës.

Mirëpo, për Trejsin ishin rezervuar edhe disa pyetje të tjera pikante. Një ndër to ishte se cilit prej djemve në lojë (Fero, Noizy, Seven Saraçi) do t’i bënte një kërcim erotik, modelja tha se asnjë prej tyre nuk e meritonte.

“Po ku kanë këto. Do shumë “B” ai muhabet,”-tha Trejsi.

Siç duket, këtë përgjigje nuk e ka pritur mirë Noizy dhe me një kërkim të thjesht vumë re, se ata nuk ndiqen më në Instagram.

Nuk e dimë nëse deklarata e fundit e Trejsit është arsyeja, apo ky “sherr” e ka zanafillën më herët, por dimë që ajo dhe Noizy kanë patur goxha afrimitet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco