Sitauta pandemike në vend vazhdon të jetë problematike.
Ndërkohë të shumtë janë njerëzit që nuk ndërgjegjësohen duke mos e marrë seriozisht luftën me virusin.
I tillë me sa duket ishte dhe rasti i këngëtarit shqiptar Valton Krasniqi, i cili e kishte konsideruar virusin Covid-19 si një lojë.
Por, së fundmi këngëtari është konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe këtë lajm e bëri të ditur vetë ai me një foto nga shtrati i spitalit.
“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi krahas fotos së tij.
© SYRI.net