‘Unë e dua trupin tim’/ Humbi këmbën, ish-mis Universi bëhet burim inspirimi për të gjithë

‘Unë e dua trupin tim’/ Humbi këmbën, ish-mis Universi bëhet burim inspirimi për të gjithë

14:51, 05/10/2020

Daniella Alvarez, u bë e njohur kur konkurrojë në Miss Universe.

Fatkeqësisht, bukuroshja kolumbiane është detyruar të gjymtonte këmbën e saj, pas komplikacioneve të një operacioni për të hequr një masë në barkun e saj.

32 vjeçarja ka treguar nëpërmjet videove të shumta në Instagram, se në operacion gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej: “gjaku nuk po mbërrin” në këmbë, ç’ka detyroi mjekët ta gjymtonin atë.”

Gjatë operacionit doktorët kuptuan se masa ishte mbështjellë rreth aortës kryesore dhe ajo pësoi një ishemi, pra mos furnizim të mjaftueshëm me gjak të një organi ose pjese të trupit.

Por kjo gjë nuk e ka kufizuar aspak Daniellën, pasi ajo vazhdon ta jetojë jetën po njësojë.

“Muajt që vijnë do të jetë të vështirë, por e dua trupin tim njëlloj si më parë. E di se me dorën e Zotit do të eci përpara”.

Gjithashtu, ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke shpërndarë foto dhe video të ndryshime.

Në një nga videot që ka publikuar së fundmi, ajo shihet teksa tenton të ngrihet në këmbë për të bërë një foto.

Edhe pse duket mjaft e vështirë, Daniella nuk e heq nga fytyra buzëqeshjen e saj. /K.H/Syri/net/ 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco