Ja kush është aktorja më e paguar në botë, kalon edhe Angelina Jolie

Ja kush është aktorja më e paguar në botë, kalon edhe Angelina Jolie

14:36, 05/10/2020

Ndalesa e serialeve dhe mbyllja e kinemave rënduan në Hollywood.

Vitin e kaluar në fakt në krye të renditjes së ‘Forbes’ aktorja më e paguar ishte Scarlet Johansson ( këtë vit nga dhjetë të parët) ndërsa këtë vit shkoi për një aktore televizioni.

Dhe është fjala për Sofia Vergarën pasuria e të cilës është 43 milion dollarë që në fakt ka mundur dhe aktoren ‘veterane’ Jolie, pasuria e së cilës është ndalur në vetëm 35 milion dollarë .

Falë të ardhurave të "Familjes Moderne" dhe pagës së re si gjyqtare e "America's Got Talent" Sofia Vergara kryeson renditjen me 43 milion, e ndjekur nga Angelina Jolie (35 milion) të cilën do ta shohim në 2021 në kinema me "The Eternals" .

"Gruaja e Çuditshme" Gal Gadot, falë filmit të Netflix "Njoftimi i Kuq", ka arritur në 31.5 milion dollarë, ndërsa menjëherë poshtë tre vendeve të para gjejmë komedianen televizive Melissa McCarthy (25 milion), me dy filma në transmetim.

Legjenda Meryl Streep gjithashtu fitoi 24 milion dollarë në një komedi të shitur në HBO, ndërsa Emily Blunt (22.5 milion dollarë) kërkoi një pagë paraprake për vazhdimin e thrillerit "Një vend i qetë".

Në fund të tabelës Nicole Kidam (22 milion) me një muzikal dhe një mini-serial, në vendin e tetë Ellen Pompeo (19 milion), e cila nuk e fshehu që ishte e lidhur me rolin e "Grey's Anatomy" për para, e ndjekur nga protagonistja e "The Handmaid's Tale" Elisabeth Moss (16 milion).

Viola Davis (15.5 milion) mbyll dhjetëshen magjike, për herë të parë në renditje falë serialit televiziv "Rregullat e krimit perfekt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco