'Shehrezade' e revoltuar me serialin ‘Babil’ ku luan i shoqi : Jam lodhur me ju...

'Shehrezade' e revoltuar me serialin ‘Babil’ ku luan i shoqi : Jam lodhur me ju...

13:09, 05/10/2020

Halit Ergenc, aktori turk i njohur si 'Sulejmani' po xhiron aktualisht në serialin ‘Babil’ ku do është në rolin e 'Halitit'.

Në jetën reale aktori është i martuar me Berguzar Korel, një aktore tepër e dashur për publikun shqiptar, ku u njoh nën personazhin e 'Shehrezades'.

Me sa duket, aktorja po e ndjek serialin e bashkëshortit, dhe së fundmi  diçka e ka revoltuar atë.

Në serial, Halit mëson se fëmija nuk është i tij dhe kjo gjë me sa duket perveç publikut ka prekur dhe Shehrezaden e cila reagoi duke shkruar ne InstaStory “Nuk mund të na e bëni këtë. Jam lodhur me ju, nuk ju ndjek më”, shoqëruar me emoji duke qarë.

Duket që aktorja e ka të vështirë të shohë bashkëshortin tek interpreton momente të vështira për të.

Kujtomë, se çifti është prind i dy fëmijëve.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco