Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

12:56, 05/10/2020

Prej disa kohësh, Rihanna është tërhequr nga skena muzikore, duke u përqendruar më shumë në kompaninë e saj të të brendshmeve, “Savage x Fenty”.

Pak ditë më parë, bukuroshja prezantoi linjën e re të veshjeve intime, ku mblodhi disa nga yjet e modelingut, si Bella Hadid, Irina Shayk, Cara Delevingne etj.

Por duket se tani 32-vjeçarja ndodhet në telashe. Kjo për faktin se fansat kanë vënë re se ajo ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.

Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë.

Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi, i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.

Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj.

Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhirët e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas myslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të myslimanëve.

Deri tani as Rihanna dhe as ekipi i saj nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre akuzave.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco