'Betejat' e zgjatura mes tij dhe Angelinës për kujdestarinë e fëmijëve, çfarë kërkon tani Brad

'Betejat' e zgjatura mes tij dhe Angelinës për kujdestarinë e fëmijëve, çfarë kërkon tani Brad

12:16, 05/10/2020

Kanë kaluar pothuajse 4 vite që kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie njoftuan vendimin e tyre për të ndjekur rrugët e tyre të ndara pas më shumë se dy vjet martese.

Marrëdhënia e tyre është tensionuar edhe më shumë, pas lidhjes së Brad-it me modelen Nicole Poturalski.

Prej kohësh, çifti nuk është më në terapi familjare.

Por, mediat e huaja raportojnë se aktori po kërkon nga Gjykata kujdestari të barabartë për fëmijët.

"Brad po kërkon që kujdestaria 50/50 të vendoset," thotë një burim për “ET”.

"Angelina dëshiron të jetë e drejtë kur bëhet fjalë për kujdestarinë. Ajo është shumë e strukturuar me fëmijët. Brad ka shumë shpresë të përpiqen të kenë një marrëdhënie të mirë për shkak të fëmiëjve”.

Gjithashtu, ky burim shprehet se Pitt: "ka bërë gjithçka që mundet për të shmangur një situatë gjyqësore" por ai mendon se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër", pasi ai dëshiron t'i lejohet më shumë kohë me fëmijët e tij.”

Gjyqi i planifikuar për kujdestarinë pritet të fillojë ditën e sotme. /K.H/Syri/net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco