Joe Jonas me flokët rozë në përkrahje të femrave të prekura nga kanceri

Joe Jonas me flokët rozë në përkrahje të femrave të prekura nga kanceri

11:01, 05/10/2020

Joe Jonas, tekstshkrues, këngëtar amerikan dhe aktor i njohur më së shumti me grupin "Jonas Brothers" ka demostruar së fundmi mbeshtetjen e tij ndaj një kauze mjaft të rëndësishme si kanceri i gjirit.

Duke ngjyrosur flokët me ngjyrë rozë, Joe zgjodhi të mbështesë të gjithë femrat e prekura nga kanceri i gjirit, në këtë muaj të dedikuar kësaj kauze.

31-vjeçari këtë ndërgjegjësim nga ana e tij, e bëri publik përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ndau një foto me ndjekësit.

Kujtojmë se Joe Jonas eksperimentoi me look-un e tij gjatë pandemisë, ku u shfaq me kokë të rruar.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco