Ndahet nga jeta në moshën 19 vjeçare, djali i aktorit të njohur

Ndahet nga jeta në moshën 19 vjeçare, djali i aktorit të njohur

16:49, 01/10/2020

Djali i aktorit të njohur britanik, Nicholas Lyndhurst ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare. 

Archie Lyndhurst, i njohur për rolin e tij "Ollie Coulton", në shfaqjen e humorit "So Awkward", humbi jetën si pasojë e një sëmundje. 

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i CBBC, Cheryl Taylor nëpërmjet një statusi në Twitter, ku shkruan se do t'u mungojë të gjithëve. 

"Ai do të na mungojë në të gjithëve, ngushëllimet tona shkojnë për familjen. Ai ishte një talent shumë i madh, të gjithë ne në “BBC fëmijë” jemi të shkatërruar". 

Archie e kishte nisur karrierën e tij, që në moshën 10 vjeçe. 

Babai i tij, Nicholas i tha BBC në 2013 se Archie kishte trashëguar genet e tij në aktrim. Babë e bir performuan së bashku në një episod të "So Awkward". 

Rrethanat e vdekjes së tij thuhet të jenë për shkak të sëmundjes, ndërsa javën e ardhshme kryhet një hetim. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco