Skandal/ Ish-bodyguardi akuzon Kris Jenner për abuzim seksual

Skandal/ Ish-bodyguardi akuzon Kris Jenner për abuzim seksual

14:49, 01/10/2020

Me sa duket skandalet në këtë familje nuk kanë të sosur.

Ish-bodyguard i Kris Jenner, Marc McWilliams ka pohuar se ishte “subjekt i veprimeve seksuale të padëshiruara” ndërkohë që punonte për dyshen, Jenner dhe Kourtney Kardashian.

Sipas tij, ngacmimet filluan që në muajin e parë të punës. Dhe Kris bëntë komente “"të një natyre të hapur seksuale" ndaj Williams, sikur po bënte vërejtje për pamjen e tij fizike, pyeste për jetën e tij seksuale dhe i sugjeronte “të bënin marrëdhënie romantike dhe seksuale së bashku”.

Por ndërkohë, avokati i Jenner mohoi akuzat mbi klienten e tij, duke u shprehur:

“Kris kategorikisht mohon se është sjellë ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme ndaj Marc McWilliams. Roja i sigurisë punoi jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk hyri në shtëpinë e Kris”, tha Marty Singer për TMZ në një deklaratë.  “Kris kishte shumë pak ndërveprim me të. Pasi roja u kap në mënyrë të përsëritur duke fjetur në makinën e tij ndërsa ishte në punë, kompanisë së sigurimit iu kërkua të mos e caktojë atë për të punuar atje në të ardhmen. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco