'U vetëvra nga skamja', përplasja mes Xenit dhe Labinotit rreth vdekjes së muzikantit Behar Morina

'U vetëvra nga skamja', përplasja mes Xenit dhe Labinotit rreth vdekjes së muzikantit Behar Morina

12:40, 01/10/2020

Labinot Rexha dhe Xeni kanë diskutuar lidhur me vdekjen e muzikantit Behar Morina.

Kohë më parë muzikanti Behar Morina u gjet i vdekur dhe ky rast preku të gjithë.

Ishte pikërisht Shkelzen Jetishi ai i cili kishte gjetur trupin e tij dhe ky fakt e ka tronditur. Xeni me të kishte lidhje familjare.

Së fundmi çështja e të ndjerit është hapur në diskutim nga këngëtari Labinot Rexha dhe nuk kanë munguar replikat e Xenit.

Në një intervistë, këngëtari kosovar, Labinot Rexha tha se pandemia i ka prekur aq shumë artistët, saqë e lidhi mungesën krizën financiare me vdekjen e daullexhiut, Behar Morina.

“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, tha Rexha në një televizion shqiptar.

Më pas nuk ka munguar regimi i Xenit i cili i tha një mediumi se kjo nuk është e vërtetë dhe se shkakun e vdekjes së tij nuk e dinë as gruaja e tij, as familja e rrethi, e madje as Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco